Tre ditë pas vrasjes së Danit gjendet arsenal armësh në Nikël, një person në kërkim
Policia e Shtetit ka nisur aksionet me qëllim zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të vrasjes së Gilmando Danit dhe plagosjes së efektivit të AMP-së, Muçi Shaljani (Sheqeri).
Gjatë një operacioni këtë të premte në Nikël, burime policore njoftojnë se është zbuluar një arsenal i konsiderueshëm armësh, që dyshohet të kenë lidhje me grupime kriminale aktive në zonë ndërsa është shpallur në kërkim 48-vjeçari Ylli Zalla.
“Gjatë kontrolleve të policisë në Krujë dhe Fushë-Krujë, në fshatin Zall, në zonën pranë fabrikës së çimentos, është gjetur një arsenal armësh në një banesë ku nuk kishte asnjë person. Blutë kanë sekuestruar armë të llojeve të ndryshme, mina, lëndë eksplozive dhe fitilë që përdoren për aktivizimin e lëndëve plasëse”, thanë burime policore.
Kontrollet në zonë vijnë pas atentatit në Rinas, ku më 11 nëntor, afër aeroportit, u ekzekutua Gilmando Dani dhe u plagos agjenti i AMP-së, Muçi Shaljani, i cili ishte në makinë me të.
Gilmando Dani, 47 vjeç, u ekzekutua të martën e 11 nëntorit në dalje të aeroportit të Rinasit ndërsa një person i dytë, Muçi Shaljani, efektiv i AMP-së, 40 vjeç, mbeti i plagosur.
Krimi ndodhi rreth orës 14:20, kur makina me të cilën udhëtonte Dani u qëllua me një breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar.
Sipas Policisë së Tiranës, Dani ndërroi jetë në vend, ndërsa Shaljani u transportua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
LEXONI GJITHASHTU:
- Në kërkim pas zbulimit të arsenalit të armëve në Fushë-Krujë, ky është Ylli Zalla
- PAMJET/ Policia sekuestron arsenal armësh në Fushë-Krujë, në kërkim Ylli Zalla
- Artan Hoxha: Atentati ndaj Danit përcjell mesazh, kjo skuadër nuk i druhet policisë
- VIDEO/ Pamjet e reja të ekzekutimit të Gilmando Danit, 3 vrasës qëllojnë me breshëri
Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve
Shpërthim me tritol në një automjet në Krujë
Nipi plagos me thikë xhaxhanë në Kamëz
- 13:10 Si Trump hartoi sulmet ndaj Iranit nga Turqia
- 12:59 E pazakontë apo e parashikueshme? Si po e dominon Evropa Kupën e Botës
- 12:47 Kallas: Sulmet e reja nga Irani dhe SHBA-të ndërlikojnë bisedimet për t’i dhënë fund luftës
- 12:45 Trump urdhëroi ndërprerjen e tregtisë me Spanjën, reagon Madridi
- 12:34 Samiti i NATO-s, Erdogan: Jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë për arritjen e marrëveshjes SHBA-Iran
- 12:32 Rusia kthehet në Olimpiadë! Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq pezullimin e vitit 2023