Panairi kombëtar i artizanëve, mblidhen në Gjirokastër mjeshtërit e traditës

14 Korrik 2024 | 17:16

Në fundjavë qyteti i Gjirokastrës mirëpriti organizimin e edicionit të  5-të, të Panairit Kombëtar të Artizanatit. Eventi “Kult-Art 2024” i përngjasonte një feste të traditës ku u shpalosën vlerat e kulturës sonë popullore.

Rreth 60 artizanë të ardhur nga 20 qytete të vendit prezantuan punët e realizuara me dorë në skalitje guri, drugdhendje, tekstil tradicional, tezgjah, kulinarin karakteristike, etj.

“Unë vij nga Saranda  dhe është e disata herë që marr pjesë  në Panairin e  Gjirokastrës dhe pjesëmarrja duket e ngrohtë  dhe e bukur, ne vijmë me punimet tona artizanale me gurë natyralë, motive të cilat ne i sajojmë vet dhe  i krijojmë vetë në bazë të fantazisë sonë dhe kërkesave të tregut”, tha një pjesëmarrëse.

“Vij nga qyteti i Vlorës dhe këtu prezantoj punimet e dorës-Mendoni se gjëra të tilla  janë të mira për organizimin e turizmit ?Po janë shumë të mira për turistët që vijnë, punimet e dorës kanë shumë vlerë”, tha një artizane.

Pjesëmarrës në “Kult-Art 2024” ishin edhe mjeshtra artizanë që transmetojnë në breza vlerat e traditës dhe trashëgimisë kulturore

“Pavarësisht se profesioni im është mësuese nuk e humbas traditën e familjes që nga gjyshja, stërgjyshja ime të bëjmë punë artizanale, Korça shquhet për traditat  e punimit të dorës, të artit të dorës, për qilimat e saj, për velenxat” tha një artizane

Panairi Kombëtar i Artizanatit tërhoqi vëmendjen e turistëve ,të cilët punimet karakteristike i preferojnë si suvenire nga udhëtimi në vendin tonë.

“Këtu është traditë që kush e ka ruajtur dhe tek unë vijnë vazhdimisht  turistët, të adresuar kudo që venë në qoftë se do punime druri , të punuara, të gdhendura  me dorë  mund të vish në Fier ka punime nga më të ndryshmet  dhe aty e shikojnë  edhe tavolinën e punës ,e shikojnë gjithçka që bëhet me dorë”, tha një pjesëmarrëse.

Përgjatë verës në Gjirokastër po zhvillohen aktivitete të shumta kulturore në shërbim të zhvillimit të turizmit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës

Kjo e mërkurë shënon ditën e 25-të të protestave në Tiranë, ku qytetarët, si çdo ditë, u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan...
21:23 | 24/06/2026

Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke theksuar se e drejta e...
20:11 | 24/06/2026

Në ditën e 25-të të protestës, rilexohen para Kryeministrisë kërkesat e protestuesve

Në ditën e 25-të të protestës, për të tretën herë radhazi u rilexuan kërkesat e protestuesve nga një prej pjesëmarrësve në tubim. Kujtojmë se këto...
19:50 | 24/06/2026