Pandemia dhe adoleshentët, 30% ndikim negativ në shëndetin mendor
Pandemia e covid-19 ndikoi negativisht tek fëmijët dhe adoleshentët.
4 studime të realizuara nga organizata botërore e shëndetësisë, në europë, kanë nxjerr në pah, se 30% e grup-moshë, 11-15 vjeç kanë raportuar efekte negative në shëndetin mendor, ndërsa 16% kënaqësi të ulët nga jeta.
Vajzat janë më të prekura.
Sipas ekspertëve, 38% e vajzave dhe 23 % e djemve të përfshirë në studim kanë raportuar se Pandemia e COVID-19 kishte ndikuar negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e tyre mendore.
Ndërkohë që 17% e adoleshentëve raportuan ankesa të larta shëndetësore psikologjike. Kjo u rrit me moshën, veçanërisht për vajzat nga 14% që ishte në moshën 11 vjeç ajo u rrit në 31% në moshën 15-vjecare.
Sa i takon pakënaqësisë nga jeta vërehet se ajo dyfishohet me rritjen e moshës.
Mbyllja për një kohë të gjatë e shkollave, ndikoi ndjeshëm në arsimimin e adoleshentëve dhe i shtoi presionin e shkollës mbi ta.
I vetmi efekt pozitiv është përmirësimi i marrëdhënieve me familjen dhe miqtë, si pasojë e kontaktit të ngushtë, për shkak të kufizimeve në lëvizje.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë