Pandemia e COVID-19 ul atmosferën e festës së Kurban Bajramit në RMV
Pandemia e COVID-19 ka ndryshuar rrënjësisht edhe festimin e festave në Maqedoninë e Veriut. Një ndër festat më të mëdha të myslimanëve, ajo e Kurban Bajramit, po festohet më qetë dhe më në hije se viteve të tjera.
Për shkak të pandemisë, nuk u mbajt as manifestimi qendror. Ndërsa namazi i Kurban Bajramit zgjati vetëm 15 minuta, me protokolle shëndetësore për distancë dhe maska.
Në shumicën e xhamive kapacitetet ishin reduktuar, dhe besimtarëve iu sugjerohej që të falen në oborret e xhamive.
Ceremonia e leximit të Kur’anit dhe ilahive është larguar këtë vit për shkak të kohës së limituar, ndërsa arsye shtesë është se kryetari i Bashkësisë Islame ditë më parë rezultoi pozitiv me coronavirus.
Të gjithë funksionarët e lartë shtetërorë kanë bërë thirrje për festim të denjë dhe pa grumbullime të mëdha.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 15:14 Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset
- 14:42 Joan Capdevila i kërkon ndihmë Trump pas refuzimit të hyrjes në SHBA për të ndjekur finalen e Botërorit
- 14:15 Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
- 14:02 Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
- 13:52 Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
- 13:43 SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael