Pandemia në rajon, Agim Nuhiu: Qytetarët e RMV-së kanë humbur durimin

10 Qershor 2020 | 10:20

Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë pasur një ulje të lehtë të rasteve të reja me coro virus krahasuar me ditët paraardhëse. Gjashtë raste u konfirmuan në Kosovë, ndërkohë që numri total I personave aktivë me COVID-19 është 326, shumica e tyre në Komunën e Vushtrrisë.

Ndërsa në Maqedoninë e Veriut shifrat janë shqetësuese dhe për këtë shkak, autoritetet po aplikojnë mënyra të reja për të detyruar qytetarët që të respektojnë masat e përcaktuara. Policia ka rolin më të madh pasi është e detyruar që të kontrollojë nëse respektohet masat dhe të gjobisë qytetarët.

Me vendimin e fundit të Qeverisë, policia duhet të dënojë shkelësit e rregullave edhe me 14 ditë karantinë të detyruar shtetërore që shkelësit do ta paguajnë vetë.

Zëvendësministri i Brendshëm në Maqedoninë e Veriut, Agim Nuhiu tha për Euronews Albania se policia vijon të zbatojë masat shtrënguese ndaj qytetarëve, të cilat tentojnë të thyejnë protokollin e masave kundër COVID-19.

“Policisë i ngelet të zbatojë politikat ndëshkuese. Ne jemi në një frymë të simetrisë që krijohet në qeverinë e RMV-Së. Ne si polici kemi shtrirë aktivitetin në disa segmente, përfshirë këtu kontrollin që u bëjmë kontrollin që u bëjmë personave, të cilët futen në izolim me vendim të inspektoratit të Sanitarisë dhe shëndetësisë. Kontrollojmë subjektet ekonomike për respektimit të masave të vendosura nga qeveria”, tha ai.

Ai shtoi se qytetarët e kanë humbur durimin, ndërsa shtoi se policia ka nisur aplikimin e gjobave për “të pabindurit”.

“Të them të drejtën në fillim qytetarët kanë treguar një qytetari dhe një edukatë, por me kalimin e kohës ka humbur durimi nga qytetarët. Policia politikën e zbatimit të masave tashmë e ka shtrënguar dhe po aplikohen gjobat”, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026