Panik në bordin e avionit me 182 persona, motori shpërthen në flakë

29 Dhjetor 2024 | 00:22

Një avion i kompanisë KLM ka bërë një ulje emergjente në aeroportin Sandefjord, të Norvegjisë, të shtunën mbrëma, pas raportimeve për tym që vinte nga motori i majtë. Pilotët kërkuan që zjarrfikësit të ishin gati për ndërhyrje, ndërsa aeroporti Torp u mbyll përkohësisht për fluturimet e tjera.

“Kemi vërejtur tym nga motori i majtë, ndaj qëndroni në gatishmëri,” ishte njoftimi nga kulla e kontrollit për shërbimet emergjente. Autoritetet policore raportuan rreth orës 21:30 se avioni mundi të ulej, duke dalë pjesërisht nga pista dhe duke përfunduar në fushën me bar. Në një deklaratë për shtyp të lëshuar mbrëmjen e së shtunës, KLM konfirmoi se avioni ishte devijuar drejt Sandefjord pas një “zhurme të lartë” të dëgjuar gjatë fluturimit.

Zëdhënësja e KLM, Gerri Brand, tha se kompania po bashkëpunon me autoritetet për të hetuar incidentin, por është ende herët për të përcaktuar shkakun e tij.

“Është e vështirë të spekulojmë tani. Do të ndjekim procedurat zyrtare të hetimit,” tha Brand.

Lidhur me raportimet për një problem në sistemin hidraulik të avionit, Brand u shpreh:

“Nuk po them që nuk ka pasur një problem të tillë, por është ende herët për të nxjerrë përfundime.”

Brand gjithashtu konfirmoi se, pavarësisht humbjes së kontrollit gjatë uljes, situata u mbajt nën kontroll:

“Avioni doli nga pista me një shpejtësi shumë të ulët. Për fat të mirë, të 176 pasagjerët dhe gjashtë anëtarët e ekuipazhit janë të padëmtuar.”

Celina Solstad Høvik, një pasagjere e avionit, tregoi për përvojën e saj të frikshme. Ajo ishte duke udhëtuar për në Holandë së bashku me partnerin e saj dhe qenin Theodor.

“E ndjeva shumë të frikshme,” tha Høvik, duke shtuar se kishte dëgjuar një zhurmë të fortë gjatë ngritjes dhe ishte shqetësuar kur ekuipazhi kërkoi që të mos hiqeshin rripat e sigurimit.

Megjithatë, Høvik vlerësoi reagimin e ekuipazhit:

“Ata bënë maksimumin dhe e ulën avionin në tokë të sigurt.”

Vaktari Erik Smithsrød-Brennseter nga Qendra e Emergjencave në Jug-Lindje konfirmoi se zjarrfikësit ishin në gatishmëri dhe nuk kishte shenja zjarri apo flakësh pas uljes. Ai nuk dha komente mbi shkaqet e incidentit, duke ia lënë këtë çështje policisë.

Autoritetet vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e problemit teknik. Në ndërkohë, pista e aeroportit Torp mbetet e mbyllur derisa avioni të largohet nga vendngjarja.

Për të parë videon klikoni këtu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026