Papa Françesku: Sëmundja më ka ndihmuar të shoh më qartë absurditetin e luftës

18 Mars 2025 | 12:25

Papa Françesku, i cili është shtruar në spital për pneumoni dypalëshe, në një letër bëri thirrje për ndërprerjen e luftërave dhe zgjidhje diplomatike të konflikteve.

Në një letër drejtuar gazetës Corriere della Sera, Papa tha se sëmundja e tij e gjatë e kishte ndihmuar të shihte më qartë “absurditetin e luftës” dhe rinovoi thirrjen e tij për diplomacinë dhe organizatat ndërkombëtare për të gjetur “vitalitet dhe besueshmëri të re”.

“Brishtësia njerëzore ka fuqinë të na bëjë më të qartë për atë që zgjat dhe çfarë kalon, çfarë sjell jetë dhe çfarë vret”, shkroi Papa.

Papa vuri në dukje gjithashtu rëndësinë e fjalëve, duke thënë se “ne duhet të çarmatosim fjalët, të çarmatosim mendjet dhe të çarmatosim Tokën”.

Më herët sot, Pallati Buckingham konfirmoi se Mbreti Charles do të takohet me Papa Françeskun midis 7 dhe 10 prillit, pavarësisht sëmundjes së liderit katolik.

Papa, 88 vjeç, u shtrua në spitalin Gemelli të Romës më 14 shkurt me një infeksion të rëndë të frymëmarrjes dhe që atëherë nuk është parë në publik.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026