‘Para mund të ketë marrë vetëm Basha’, Balliu: PD s’ka lidhje me Rusinë

14 Shtator 2022 | 15:56

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu përjashtoi në mënyrë kategorike që Partia Demokratike dhe asnjë anëtar i saj të jenë të përfshirë në çështjen e lobimit nga Rusia me 500 mijë dollarë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Balliu tha se nëse vërtetë janë dhënë para nga Rusia, ato i ka marrë vetëm Lulzim Basha, i cili në 2017 ishte kryetar i PD dhe kishte të drejtën e firmës për gjithçka.

“Nëse ka ndodhur vërtetë do të ishte një krim i madh dhe do të shpjegonte shumë gjëra të tjera. Nëse kjo ka ndodhur asnjë anëtar i PD nuk ka marrë kurrë para nga Rusia.  Sa i përket anëtarëve të PD, një parti që mbron interesat kombëtare dhe nuk ndan asnjë interes me rusët që sponsorizojnë agjenturat serbe që janë sot në bashkëveprim me qeverinë Rama. Nëse ndodh një lobim 500 mijë dollarë, kjo mund të ndodhë vetëm me firmën e kryetarit”, tha Balliu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026