“Parajsa Artificiale” e Ben Blushit

11 Nëntor 2024 | 17:06

Shkrimtari Ben Blushi sjell për lexuesin librin e tij më të ri “Parajsa Artificiale”. Botimi i këtij libri vjen një vit pas “Komplotit”, dhe lexuesit mund ta marrin atë në Panairin e Librit në Tiranë në 13 deri në 17 nëntor, dhe në të gjitha libraritë e Shqipërisë dhe Kosovës.

Njoftimin për prurjen e re letrare e ka bërë vetë Blushi përmes faqes në Facebook. Ai e cilëson romanin, pothuajse një eksperiment letrar, i cili nuk ka përshkrime, por ka vetëm dialogë.

“Romani nuk tregon pothuajse asnjëherë çfarë mendojnë personazhet, çfarë kanë veshur, ku kanë shkuar a si është koha, por tregon vetëm çfarë i thonë ata njëri-tjetrit. Prandaj Parajsa Artificiale është një dialog mes dy njerëzve. Një bisedë që zgjat nga mëngjesi deri në mbrëmje, mes dy personazheve, një burrë në moshë të mesme dhe një vajzë sa gjysma e moshës së tij, të cilët kanë një marrëdhënie dashurie”, tregon Blushi.

Krijimtaria letrare e Blushit është e mbushur me një sërë botimesh, ku spikasin “Të jetosh në Ishull”, “Otello, Arapi i Vlorës”, “Shqipëria”, “Kandidati” dhe “41 sekrete”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy vjet pa gjeniun e letërsisë shqipe, Ismail Kadare

Dy vjet më parë, u nda nga jeta Ismail Kadare, një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të letërsisë shqipe, por edhe personaliteti që i dha...
18:58 | 01/07/2026

Korça mikpret “Vox Baroque”, muzika spanjolle dhe arti ndërkombëtar mbushin Galerinë e Arteve Dixhitale

Muzika baroke spanjolle mbushi mbrëmjen e së premtes Galerinë e Arteve Dixhitale në Korçë, në kuadër të edicionit të 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës...
17:47 | 29/06/2026

Dua Lipa hap Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka inauguruar Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar, e cila do të jetë pjesë...
09:32 | 29/06/2026