Paralajmërimi i Karamuços: Banorët do ngrihen për të hequr mbetjet nga Durrësi
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në emisionin “Now” me moderatoren Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me mbetjet e rrezikshme në Durrës. Gjatë fjalës së tij, Karamuço theksoi se banorët të cilët jetojnë pranë vendit ku mbahen këto mbetje do të ngrihen dhe do të kërkojnë që hiqen.
Ai theksoi se mbetjet duhet të asgjësohen pasi janë të rrezikshme por duhet të pritet derisa të zhvillohet seanca gjyqësore pasi ato janë një provë.
“Shiko, porti i Durrësit në këtë rast, han pa porta. Ka kaluar pa u kontrolluar, pa u analizuar, pa u çertifikuar, asgjë siç thonë dokumentet. Do të shikojmë në vijim se ka gjyq pastaj do marrin përgjegjësi të gjithë derisa të dënohen. Por që nga këto që shikojmë ne dhe na vijnë si informacionet ka një abuzim kolosal.
Çfarë do ndodhi? Edhe aty ku janë depozituar dhe po ruhen këto, edhe aty do ngrihen banorët do thonë tani hiqeni. Pse? Janë të rrezikshme. Ka ardhur të çertifikuar nga Italia.
Emetimi në ambient që bëjnë këto është kushte atmosferike si diell janë shumë të rrezikshme tani. Tani ato duhen asgjësuar urgjentisht por do pritet derisa të zhvillohet gjykata, se ato janë provë. Ka një analizë janë dhe provë. Pra do ketë një dhimbje koke prapë shteti. Ku do t’i çojë këto?
Unë flas me një dokumentacion që kemi aktualisht. Unë kam provën provën flagrante. Këto janë të rrezikshme dhe nuk janë paraqitur si pra më fal më fal. Pra fakti e di avokati shumë mirë. Avokati, po fakti penal tani ekziston që kjo është një substancë shumë e rrezikshme që nuk është deklaruar si e tillë.
Pra o është gënjyer shteti shqiptar o ka bashkëpunuar bashkë me këta. Po hajde ta shesim lekët. Tani kjo do të sqarohet, por ka fizionominë e një grupi të strukturuar kriminal. Përveç se funksionarët e lartë që po verifikohen dhe që do të shkojnë në SPAK ka dhe fizionom i grupit”, tha ndër të tjera ai.
Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse në prag të protestës (VIDEO)
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë
- 08:15 Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse në prag të protestës (VIDEO)
- 07:45 Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
- 07:30 Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit