Paralajmërimi i Kasmit: ‘Zonë e minuar’, nëse grekët vënë kushte për Ligjin e Luftës

12 Korrik 2024 | 21:51

Historiani Mariglen Kasmi është shprehur se Ligji i Luftës me Greqinë nuk duhet të përdoret si çështje pazaresh mes vendeve.

Komentet Kasmi i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku u diskutua për këtë çështje pas kërkesës së PDIU që Kuvendi i Shqipërisë t’i kërkojë Greqisë heqjen e Ligjit të Luftës.

Ai tha gjithashtu se në vitin 2008 ndërtimi i varrezave të ushtarëve grekë në Shqipëri u bë çështje pazaresh për të marrë ‘OK’ nga vendi fqinj për në NATO.

“Ky është një vendim që merret 100 % në shtetin grek. Nuk ke çfarë të negociosh. Këto janë vendime që i merr shteti vetë, duke analizuar gjithë situatën gjeopolitike dhe për të pasur marrëdhënie të mirë me vendin fqinj.

Por nëse këto bisedime përdoren për t’u ulur në tavolinë për ta përdorur si pretekst apo argument për të kaluar në çështje të tjera të pazgjidhura ende siç është çështja e detit me Greqinë, këtu përsëri unë mendoj se lëvizet në një terren shumë të vështirë, për të mos thënë të minuar, sepse ky ligj nuk mund të jetë çështje pazaresh, apo marrëveshjesh. Duhet thënë hapur që në 2008 varrezat e ushtarëve grekë, e di shumë mirë që nga ata që negociuan që u lëshua pe politikisht. Bëjmë varrezat dhe ne nuk do themi jo për anëtarësimin në NATO.

Nëse vijmë në të njëjtën gjë te çështja Beleri, që nuk është çështje fare, sepse është në njëfarë mënyre e njëjta gjë, si të ndërhysh në çështje të brendshme të një shteti tjetër, sikur edhe ne të bëjmë presion në gjëra të tjera për të hequr ligjin e luftës. Ka vetëm një rrugë, qëndrimi i fortë politik, diplomatik përsa i përket të drejtave të shqiptarëve të Çamërisë, por edhe të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”, tha Kasmi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026