Paralajmëroi se do kryejë krim në shkollë, arrestohet i riu në Bosnjë-Hercegovinë

4 Maj 2023 | 17:53

Një i ri nga Bihaqi, qytet në Bosnje e Hercegovinë, i cili postoi një mesazh në rrjetet sociale se si po përgatitej të kryente një krim në një shkollë të mesme në atë qytet, është arrestuar të enjten.

Kështu ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Drejtoria Federale e Policisë.

Siç u tha, i riu do të mbahet në paraburgim për 24 orë dhe më pas do të transferohet në Prokurorinë e Kantonit, Una-Sana.

I riu paraprakisht është dërguar në polici në Bihaq, pas disa ankesave të qytetarëve ndaj tij.

Ai publikoi një mesazh në rrjetet sociale, pasi një djalë trembëdhjetë vjeçar vrau tetë nxënës dhe një punonjës të sigurimit të shkollës, në Beograd të Serbisë më 3 maj.

Gjashtë nxënës dhe një mësues u plagosën rëndë.

“Po ashtu dua të theksoj se më 7 tetor të vitit të kaluar kemi marrë masa brenda kompetencave tona, sepse i përmenduri në profilin e tij ka deklaruar se ka dhunuar një vajzë. Për këtë kemi njoftuar edhe Prokurorinë e Kantonit. Prokurori kujdestar pastaj e ka dëgjuar personin e përmendur dhe kanë pezulluar hetimet për të. Administrata Federale e Policisë dhe prokurori kujdestar i Prokurorisë Kantonale do të vazhdojnë punën për rastin lidhur me njoftimet e fundit”, tha komisioneri i Policisë, Jusuf Meshiç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026