Paralajmëron Nisma Thurje: Do çojmë në SPAK këdo vjedh votat tona

25 Prill 2023 | 21:48

Kryetari i Nismës Thurje, Endri Shabani tha në “Now me Erla Mëhillin” se taktika që po përdor Rama gjatë kësaj fushate është një lloj profetësie vetpërmbushëse.

Shabani u shpreh se ata persona që duan të votojnë forcat e reja, sipas Ramës as nuk duhet të dalin  nga shtëpia, pasi me logjikën e tij, ata nuk do të fitojnë dhe vota për ta nuk ka kuptim.

“Ne kemi marrë pjesë në disa zgjedhje. Në 2021-shin ishin vota për parlamentin ku lufta ishte shumë më e fortë sepse bëhej fjalë për pushtetin politik, pra kush do bëhej kryeministër. Pavarësisht kësaj ne kemi marrë me shumë seriozitet çdo votues në Nismës Thurje dhe kemi qëndruar aty deri në momentin e fundit. Ka pasur shumë pak raste të manipulimit të votës gjatë procesit të numërimit. I kemi çuar në SPAK, ato janë hetuar, është zgjidhur ajo punë.

I gjithë procesi është i monitoruar. Praktikisht, sot problemi nuk është te numërimi, është te blerja e votës. Çdo votues i Nismës Thurje do të numërohet, për këtë të jeni të sigurt,” – u shpreh Shabani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026