Paralajmëron Presidenti i Ukrainës: Rusia mund të pushtojë Europën nga Bjellorusia

14 Shkurt 2025 | 16:39

Presidenti i Ukrainës dha një paralajmërim të fortë, duke thënë se Rusia mund të jetë duke u përgatitur për një akt agresioni kundër anëtarëve të NATO-s që në vitin e ardhshëm. Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih të premten, Volodymyr Zelenskyy tha se sulmi mund të vijë nga Bjellorusia.

Zelensky përmendi Bjellorusinë si një trampolinë për një sulm të mundshëm në të ardhmen.

Sipas tij, Rusia po përgatit 15 divizione rreth 150 mijë trupa në drejtimin e Bjellorusisë. “Nuk jam i sigurt nëse do të sulmojnë Ukrainën, por do të sulmojnë. Ndoshta Ukrainën, ndoshta Poloninë, ndoshta vendet baltike”,- tha Zelenski.

Më herët këtë javë, Shërbimi Danez i Inteligjencës së Mbrojtjes dha një paralajmërim të ngjashëm, duke thënë se Rusia mund të gjejë mundësinë për të nisur një luftë në shkallë të gjerë në Evropë brenda pesë viteve.

Në fillim të vitit 2022, Rusia përdori Bjellorusinë si një trampolinë për pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës. Kjo u parapri nga lejimi i forcave të armatosura ruse nga Minsku për të zhvilluar “stërvitje ushtarake” disajavore, të cilat ishin një fasadë për pushtimin e planifikuar.

Më 24 shkurt, trupat ruse hynë në Ukrainë nga Bjellorusia, duke pushtuar menjëherë pjesët veriore të rajoneve të Kievit dhe Çernihivit.

Forcat ruse hynë në qytetet kryesore duke i mbajtur ato të pushtuara deri në fund të marsit. Sipas vlerësimeve të NATO-s, forca sulmuese që hyri në Ukrainë nga Bjellorusia kishte deri në 30 mijë  trupa ruse.

Dhjetorin e kaluar, aleati i Putinit, Alexander Lukashenko, tha se vendi i tij po priste dhjetëra armë bërthamore ruse dhe do të përgatiste objekte për dislokimin e planifikuar të raketave më të reja balistike hipersonike të Moskës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit. Protesta do të...
22:11 | 29/06/2026

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të hënë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e...
21:58 | 29/06/2026

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)

Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit. Ata u...
21:15 | 29/06/2026