Parandalimi i aksidenteve, arrestohen 16 shoferë dhe pezullohen leje drejtimi
Policia e Shtetit ka arrestuar në flagrancë 16 drejtuesh mjetesh dhe ka pezulluar 39 leje drejtimi, në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve rrugore.
Gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm janë vendosur 2874 masa administrative, për mosvendosje të rripit të sigurimet, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit si dhe parakalime të gabuara.
Mbrëmjen e së hënës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano dha urdhër për ngritjen e një grup inspektimi për të kontrolluar, analizuar si dhe për të marrë masa konkrete ndëshkimore, për personat përgjegjës për aksidentet e ndodhura.
Gjithashtu, Nano bëri thirrje për koordinimin e veprimeve për evidentimin dhe ndëshkimin e të gjithë drejtuesve të automjeteve, që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
LEXONI GJITHASHTU
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar