Paraqitën dokumente false në pikën kufitare të Durrësit, e ‘pësojnë keq’ 3 të rinjtë
Policia kufitare e Durrësit ka arrestuar këtë të shtunë 3 shtetas të cilët paraqitën dokumente false për të kalur në pikën kufitare.
Dokumentet e falsifikuara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë që materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Personat e arrestuar janë shtetasit Sh. H., 37 vjeç, F. H., 23 vjeç, të dy banues në Kosovë dhe M. S., 39 vjeç, banues në Turqi.
“Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK port Durrës, bazuar në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll më të detajuar, 3 shtetas, për të cilët kishin dyshime se kishin paraqitur dokumente false. Pas verifikimeve rezultoi se dokumentet që kishin paraqitur këta shtetas, për të dalë jashtë Shqipërisë, ishin të falsifikuara.
Në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë 3 shtetasit, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona