Gjatë një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit për ditët në vijim dhe foli për reshjet gjatë ditës së sotme.
Sipas tij, të martën do të kemi ulje të temperaturave, ndërsa në zonat malore mund të shfaqen reshje dëbore.
Lajmi i mirë, sipas Osmanit, është se nga e enjtja, temperaturat do të fillojnë të rriten dhe do të shkojnë deri në nivelin e 18 gradëve.
“Dita e sotme ka nisur nën mbizotërimin e vranësirave, duke sjellë momente me reshje shiu, të cilat janë me karakter lokal dhe do të shoqërohen me një mot të paqëndrueshëm gjatë këtij 24-orëshi”, tha Osmani.
Ai theksoi gjithashtu se për të martën, do të kemi vranësira të shumta dhe mundësi për reshje shiu në orët e para të mëngjesit dhe mesditës, ku pasdite reshjet do të spostohen në zonat jugore. “Mund të kemi shfaqje të borës në zonat veriore dhe juglindore. Kjo vjen si pasojë e rënies së temperaturave të ajrit”, shtoi ai.
Për ditët e ardhshme, Osmani tha se temperaturat do të jenë deri në 15 gradë Celsius, ndërsa të martën do të kemi një rënie të tyre. “Të mërkurën, moti do të përmirësohet, por temperaturat do të ulen deri në -2 gradë Celsius në veri-lindje të vendit, ndërsa në mesditë do të arrijnë deri në 15 gradë Celsius”, përmendi ai.
Nga e enjtja dhe në vijim, temperaturat do të fillojnë rritjen dhe do të arrijnë maksimumin deri në 18 gradë Celsius. “Kjo është një periudhë kur do të kemi një përmirësim të kushteve atmosferike”, përfundoi Osmani.
Po ashtu, edhe vendet e rajonit, si Kosova dhe Maqedonia e Veriut, do të jenë me vranësira dhe reshje shiu. Ditën e nesërme, do të ketë reshje dëbore në zonat malore, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Përkeqësimi i motit, pezullohet lundrimi i trageteve në linjën Durrës-Bari
- Përkeqësohet moti në Vlorë, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla