Park Avenue, projekti që sjell modelin e ri për stilin e jetesës dhe biznesin

27 Qershor 2022 | 11:53

Përmes një mbrëmjeje me partnerë, bashkëpunëtorë, klientë dhe miq, Orion Construction prezantoi zyrtarisht projektin e ri Park Avenue, një projekt që përcjell përsosmërinë në çdo detaj.

“Për vite me radhë, ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme për ne të qenit në kontakt me njerëzit, qofshin këta klientë besnikë ndër vite, klientë të rinj apo njerëz kureshtarë për risitë e Orion në industrinë e ndërtimit, ndaj mbrëmja kushtuar Park Avenue shënoi një moment ku të pranishmit patën mundësinë për të përjetuar ekskluzivisht nga afër projektin, që vë në fokus zyrat dhe ambientet e biznesit,” thanë përfaqësues të Orion Construction.

“Jemi këtu sot me ju, si partnerë të pandashëm tanët, për të ndarë vizionin dhe konceptin që kemi për këtë projekt të ri,” tha Drejtoresha Komerciale Rudina Murati në fjalimin hapës të eventit, pak para se të ftonte arkitektin Davide Macullo dhe drejtoreshën e Departamentit të Arkitekturës në Orion, Edlira Basha të cilët ndanë me të pranishmit më shumë informacion për Park Avenue.

“Në çdo vizatim, ne vendosim dashurinë, arsyet, njohjen e territorit, karakterin e porositësit, arkitektit dhe nuk harrohet asnjëherë njeriu që do ta përdorë këtë ambient. Kështu që në çdo vizë që hidhet në letër dhe më pas materializohet nga Orion Construction, kushdo që do ta jetojë atë ambient e ndjen gjithë dashurinë,” u shpreh Davide Macullo, arkitekti i mirënjohur ndërkombëtar me studion e projektimit në Lugano, Zvicër që mban autoresinë e projektit.

Park Avenue, si të gjitha projektet e Orion, ecën në një vijë me standardet ndërkombëtare dhe njëkohësisht respekton dhe vlerëson atë që arkitektët e cilësuan si “ADN-në e vendit”.

Park Avenue është një projekt ikonik i vendosur në qendrën e re urbane të Tiranës, pranë Bulevardit “Zogu I” dhe propozon një harmoni mes godinave të dedikuar zyrave të biznesit dhe njësive tregtare me godinat rezidenciale. Një vëmendje e veçantë i kushtohet shesheve rekreative dhe zonave publike. Projekti ofron pamje mbi parkun e gjelbëruar dhe ka akses të menjëhershëm në bulevard, unazën e vogël dhe të madhe të qytetit.

“Komentet e të pranishmëve, vlerësimet dhe pritshmëritë e tyre na frymëzojnë për të dhënë maksimumin për Park Avenue, një projekt që mban vulën e ekselencës së Orion dhe do të shënojë një model të ri për stilin e jetesës dhe të bërit biznes,” u shpreh stafi i Orion.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026