Parku natyror i Vjosës, ekspertë vendas dhe të huaj dikutojnë për mbrojtjen e saj

12 Qershor 2023 | 16:55

Pas shpalljes Park Kombëtar të lumit Vjosa dhe degëve të saj, ekspertët e mjedisit vendas dhe të huaj vazhdojnë përpjekjet për planifikimin e luginës së Vjosës, mbrojtjen e vlerave natyrore në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm.

Një grup ekspertësh duke përfshirë edhe ata ndërkombëtarë po punojnë për hartimin e Planit të Menaxhimit, Masterplanit për Turizmin dhe një sërë dokumentesh të tjera për të vendosur në funksion Parkun e Vjosës.

 “Interesi është i lartë për ta zhvilluar luginën e Vjosës, interesi është i lartë edhe për ta ruajtur atë  dhe besoj me shumë projekte që do të vijnë, do të ketë zhvillim infrastrukturor, do të ketë zhvillim të turizmit,  por është shumë e rëndësishme të përmend këtu të turizmit natyror,  pra një ekoturizëm dhe një turizëm i qëndrueshëm,  i cili do ti sillte të ardhura banorëve të zonës për një kohë më të gjatë”, -tha Besiana Guri, eksperte mjedisi

 “Vjosa është një lumë unik për territorin e Shqipërisë, Europës dhe botës sepse është një nga lumenjtë e fundit të egër që ne kemi. Këtu në Gjirokastër është shumë i veçantë si shkak i gërshetimit të trashëgimisë kulturore si vlerë e UNESCO-s dhe pasurisë së këtij lumi fantastik. Pra janë mundësi të shkëlqyera për të mbrojtur Parkun e Vjosës në shërbim të zhvillimit të zones”,-tha Andrej Sovine, ekspert ndërkombëtar i mjedisit

 “Detyrimisht  duhet marrë mendimi i komunitetit për vazhdimin  e mëtejshëm të hapave  si kryesisht në hartimin e Planit të Menaxhimit, zgjerimin e parkut dhe financimin, monitorimin  dhe menaxhimin e tij në mënyrë që ky park të ruajë vlerat e tij  si parku më i egër në Europë, si parku  më i virgjër dhe si parku  më atraktiv që  do të kemi në Shqipëri” ,-tha Grigor Dushi, Drejtor i Agjensisë së Zonave të Mbrojtura.

Lumi Vjosa ka një gjatësi prej 270 km ndërsa degët e saj përshkojnë zonat e Përmetit, Gjirokastrës,Tepelenës duke përbërë një resurs të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomive lokale të tyre dhe veçanërisht të turizmit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026