“Parlamenti duhet të kthehet në shina kushtetuese”, Cara: Ç’na pret në 2025-ën
Deputeti i Partisë Demokratike Igli Cara ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku komentoi sondazhet e realizuara në lidhje me mendimin e qytetarëve për deputetët.
I pyetur se si mendon se do të jetë viti 2025 në Parlament, Cara tha se shpreson që të jetë më i mirë dhe që duhet me patjetër që ai të kthehet në “shina kushtetuese” e të mos urdhërohet më nga qeveria.
“Uroj që parlamenti të kthehet në shina kushtetuese, që parlamenti të urdhërojë qeverinë dhe jo e kundërta siç është aktualisht. Partia Demokratike ka kohë që i ka shpallur primaret, kështu e kemi tani në statusin e Partisë Demokratike. Unë shpresoj të jetë më i mirë viti 2025 pasi do të ketë ndryshime.
I pyetur se çfarë është një deputet i mirë, Cara tha:
“Një deputet i mirë është ai që respekton ligjin, që nuk e çojnë bandat dhe i thonë kryetarit të partisë që ta çojnë në atë karrige dhe mbi të gjitha me programin e partisë i shërben qytetit dhe Shqipërisë dhe jo interesave të partisë”,-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës