Dita e parë shkollës, Binjaku: Disa fëmijë e mirëpresin, disa përjetojnë ankth

5 Shtator 2024 | 16:46

Rifillimi i vitit shkollor nuk pritet njëlloj nga të gjithë fëmijët. Sipas ekspertëve, disa fëmijë e presin me padurim nisjen e shkollës, takimin me mësuesit dhe shokët, por ka të tjerë që e shohin si një periudhë që do t’i shkëpusë ata nga loja dhe familja.

Edhe më e vështirë, është për të vegjlit që shkojnë në klasën e parë. Në të gjitha studimet e kryera është dëshmuar që dita e parë e shkollës është një ditë që mbetet në kujtesë deri në fund të jetës, për disa është e bukur e për disa të tjerë traumatike.

“Impakti emocional i kësaj dite është shumë i madh, për disa nga fëmijët kjo ditë është e bukur, e shënuar, e gëzueshme, për disa të tjerë ajo lë gjurmë të një traume të vërtetë…Në mesin e nxënësve që ulen për herë të parë në bankat e shkollës ka ndër ata që qajnë, që bërtasin, që duan prindin të ulet bashkë me ta, dhe kjo tregon që qasja është kryesisht e natyrës së traumës se sa një ngjarje natyrale dhe e shumë pritur”, thotë Entela Binjaku, sociologe.

Shenjat e ankthit mund të nisin më herët tek fëmijët, dhe ato sipas eksperteve shfaqen me zemërim, probleme me gjumin, apo momente melankolie.

Por në kushtet kur shkollës i kanë mbetur pak ditë për të rifilluar, ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik rekomandojnë disa hapa nga dëgjimi i shqetësimeve të fëmijëve deri tek vlerësimi i tyre, në mënyrë që t’i ndihmojmë për të tejkaluar shenjat e ankthit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026

Shqipëria një hap larg kalimit në euro

Shqipëria po përgatit bazën ligjore për adoptimin e euros si monedhë kombëtare. Në projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i nxjerrë për konsultim publik,...
18:51 | 16/07/2026