Garda rrethon parlamentin, reagon Bardhi: S’është më i përfaqësuesve të qytetarëve

7 Dhjetor 2023 | 09:19

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X, pasi këtë të enjte në parlament kishte vetëm punonjës të gardës dhe asnjë deputet.

Ai u shpreh se nuk bëhet fjalë më për parlamentin e përfaqësuesve të qytetarëve, por për parlamentin e Gardës së Republikës.

Bardhi theksoi se në sallë, në orën 9 kishte 43 punonjës të Gardës.

“Ky nuk është më Parlamenti i përfaqësuesve të qytetarëve, por salla e Gardës së Republikës! Ora 09:00, asnjë deputet në sallë, por salla e seancave plenare ka plot 43 punonjës të Gardës së Republikës brenda,” – shkroi Bardhi në X.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026