PD mbyll fushatën në Tiranë, Basha: Të dielën rimarrim Shqipërinë, me fitoren më të thellë në 30 vite

23 Prill 2021 | 19:06

Partia Demokratike mbylli sot fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit me një miting në sheshin ‘Nënë Tereza’ në kryeqytet.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një fjalim mbajtur para mbështetësve të tij teksa kishte hipur mbi një makinë në mes të sheshit, u shpreh se entuziazmin dhe besimin për fitoren e thelle e kishte parë në çdo fshat e qytet përgjatë muajit të fushatës.

Kreu i PD bëri thirrje që të dielën të votohen numri 9, në mënyrë që Shqipëria t’u rikthehet shqiptarëve, duke u çliruar nga ata që sipas tij, i kanë skllavëruar për të mbushur xhepat e tyre.

“Dita e diel është dita e çlirimit për të gjithë ju, për të gjithë rrogëtarët e dhunuar nga shteti, që trajtohen si skllevër për të mbushur xhepat e tyre. Ejani dhe ju bëhuni pjesë e bashkimit; mësues, mjekë, punonjës të ndershëm të policisë së shtetit që më keni thënë me fjalë, me sy, me gjeste: ‘na ka ardhur në majë të hundës’, të dielën largoheni me votë të keqen”, tha kreu i PD.

Sipas z. Basha, PD do të marrë fitoren më të thellë në 30 vjet për fëmijët që janë e ardhmja e vendit, për nënat dhe baballarët për të rinjtë, të cilat siç tha e duan dhe do ta kenë vendin në BE.

19:03 – Mitingu ishte parashikuar të niste rreth orës 19:00, por edhe pse mbështetës të shumtë të PD janë mbledhur në shesh, kryedemokrati Basha ende nuk ka mbërritur.

Kreu i PD kishte sot një axhendë të ngjeshur, duke nisur me takimet përmbyllëse nga Shkodra, Lezha, Elbasani dhe që mbyllet me mitingun e fundit të fushatës në orën 19:00 në kryeqytet.

Gazetari i Euronews Albania Renaldo Salianji raportoi nga sheshi ‘Nënë Tereza’ se strategjia është parashikuar e njëjtë me mitingun hapës, ku qytetarët kanë mbërritur me makina në këtë shesh, ku edhe mendohet të qëndrojnë, ndërsa kreu i PD do të mbajë një fjalim mbi një makinë, siç ka bërë gjatë gjithë kësaj fushate.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim

Komisioni Europian vlerëson se Reforma në Drejtësi ka forcuar qëndrueshmërinë e sistemit gjyqësor në Shqipëri, por evidenton se vijojnë përpjekjet për ndikim të padrejtë ndaj...
19:18 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026