“Partia i takon Berishës”, Lesi: Ndërkombëtarët po luajnë që ta marrë Alibeaj

18 Tetor 2022 | 15:28

Gazetari Nikoll Lesi, tha se nuk do të ketë bashkim të Partisë Demokratike.

Në një intervistë për Euronews Albania, Lesi i cilësoi si hipokrite takimet që po bëhen  mes dy palëve në PD, ndërsa shtoi se e gjitha kjo po bëhet në funksion të datës 3 nëntor, data kur gjykata do të japë vendimin se kush do të mbajë vulën e partisë.

“Mendoj se nuk do të ketë bashkim, këto janë takime hipokrite nga ana e të dyja palëve. Të dyja palët lozin për bashkim për të bindur elektoratin por në funksion të datës 3 nëntor. Është vendimi i Gjykatës që vendos se kush e merr vulën.

Sipas Lesit partia i takon Sali Berishës, ndërsa theksoi se kushdo që të marrë vulën nuk do të ketë negociata me grupin tjetër.

“Sipas meje partia i takon Berishës, dhe e gjitha kjo që po bëhet është në kuadër të 3 nëntorit. Kushdo që merr vulën nuk do të ketë asnjë negociatë me palën që humb”- tha ai.

Më tej ai theksoi se ndërkombëtarët po luftojnë që partinë ta mbajë Enkelejd Alibeaj.

“Nëse fiton Alibeaj, që ndërkombëtarët po luajnë dhe qeveria po luan që ta marrë Alibeaj, atëherë Berisha do të futet në një parti tjetër. Kjo që po bëhet sot është një lojë që po  bëhet është në shërbim të 3 nëntorit. Nuk do të ketë bashkim”- u shpreh Lesi.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026

Sot dita e 51-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë shënoi këtë të hënë ditën e 51-të të saj. Ashtu si çdo mbrëmje, protestuesit u mblodhën fillimisht në...
20:45 | 20/07/2026

Opozita bllokoi foltoren, Kuvendi miraton kërkesën e Ballës për shtyrjen e raportimeve të institucioneve kushtetuese

Seanca plenare e kësaj të hëne është mbyllur pas miratimit të propozimit të kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, për shtyrjen e...
16:59 | 20/07/2026