“Partia Mundësia e 3-ta në zgjedhjet e 11 majit”, Shehaj: Prioritet rritja ekonomike
I ftuar në emisionin Review në Euronews Albania, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, u shpreh se sondazhet janë shumë pozitive dhe tregojnë që Partia Mundësia ka punuar dhe ka bërë diçka, dhe kjo e rrit përgjegjësinë dhe entuziazmin.
Shehaj shpalosi programin e “Partisë Mundësia” dhe tregoi prioritetin më të madh të saj, ku tha se prioritet i vetëm dhe kryesor është rritja ekonomike në vend, dhe theksoi se Partia Mundësia do të jetë partia e tretë për nga numri i votave në Shqipëri.
“Ne kemi një prioritet më të madhin që është rritja ekonomike, sepse nga aty buron dhe vendoset e ardhmja e vendit, dhe çdo gjë që ne mendojmë se duhet bërë duhet të ndihmojë rritjen ekonomike. Duke u rritur ekonomia, rriten pensionet, rriten rrogat, rritet çdo gjë. Dhe në qeverisjet e fundit, dështimi më i madh ka qenë mungesa e rritjes ekonomike. Kush mund ta rrisë, ministrat apo politikanët? Jo, përkundrazi, këta e kanë penguar. Prandaj ne themi që rritjen ekonomike do ta bëjnë bizneset, që nga sipërmarrësit deri te punëtorët e thjeshtë – do vijë gjithçka nga sektori privat”, tha Shehaj.
Shehaj tha se do të kursejnë shpërdorimin e parave të shqiptarëve, duke e larguar shtetin nga bërja e disa gjërave, pasi sipas tij shteti nuk është një sipërmarrës i mirë. Një problem të madh ai cilësoi edhe hyrjen në vend të parave të krimit. Ai tha se zgjidhja e problemeve në Shqipëri mund të vijë nga qytetarët dhe jo nga politikanët. Ai theksoi se ka një projekt politik afatgjatë dhe ambicioz.
LEXONI GJITHASHTU:
- Basha: S’bashkëpunoj me Ramën e Berishën, vota për PD për të nxjerrë Metën nga burgu
- Altin Qori: Lëvizja Bashkë synon një shtet social dhe luftë kundër korrupsionit
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë