Partia Republikane apel qytetarëve për t’ju bashkuar protestës së opozitës

7 Tetor 2024 | 12:19

Partia Republikane e Shqipërisë ka reaguar ndaj protestës së sotme të opozitës, duke bërë thirrje për mobilizim masiv të qytetarëve.

Në një deklaratë, ata theksojnë se kjo është një mundësi për të protestuar jo vetëm për të drejtat e opozitës, por edhe për të mirat e çdo shqiptari dhe për të ardhmen e vendit.

Kjo protestë vjen pas thirrjeve për mosbindje civile nga Partia Demokratike dhe figura të tjera opozitare, me Partinë Republikane që tani i është bashkuar këtij apeli.

Sipas tyre, është e domosdoshme që shqiptarët të reagojnë, duke theksuar se vendi është nën kontrollin e një personi të vetëm, kryeministrit Rama.

Kjo situatë, sipas Partisë Republikane, kërkon angazhim dhe unitet nga të gjithë qytetarët për të siguruar një të ardhme më të mirë për familjet e tyre dhe për Shqipërinë.

Deklarata e plotë:

“Sot shqiptarët do të dalin të protestojnë, jo për opozitën, por për veten, familjen e tyre dhe Shqipërinë. Sot ata ndihen të pashpresë dhe të braktisur. Sot nuk ka as shtet, as Kushtetutë, por vetëm një grup njerëzish që qeverisin pa ligj dhe punojnë cdo moment, vetëm për interesat e tyre dhe jo të shqipëtarëve.

Nuk qeveriset me ligj dhe norma, por me urdhëra dhe për interesa okulte klanore. Fjala e lirë është mbytur nga frika e humbjes së vendit të punës, nga presioni i pushtetit dhe kontrolli i mediave.

Asnjë e drejtë dhe liri themelore, liri ekonomike dhe politike e qytetarëve dhe opozitës, nuk respektohet, nëse nuk i shërben Ramës dhe qeverisë. Departamenti i Shtetit, në raportin e tij, ka deklaruar se; Shqipëria është problem për pastrimin e parave dhe trafikun e drogës, me lidhje që nga kartelet e drogës në Amerikën latine dhe influencë në Europë dhe Britani.

OSBE/ODHIR deklaron se; nuk ka zgjedhje të lira, nuk bëhet reformë zgjedhore. Votat blihen dhe vidhen me një ushtri patronazhistësh dhe banditësh, që bëjnë shantazh në emër të shtetit. Administrata është shkatërruar dhe është në funksion të qeverisë.

Ka vetëm një pushtet mbi ligje mbi Kushtetutë, mbi gjyqësor, dhe ky është pushteti i një njeriu të vetëm, Ramës. Pushteti gjyqësor përdoret si armë politike kundër opozitës, në kundërshtim me Kushtetutën, kodet dhe ligjin.

Cdo shqiptar sot duhet të kuptojë se nuk është duke soditur fatin e opozitës, por fatin e tij dhe familjes së tij. Ky pushtet po hyn në cdo shtëpi, duke detyruar shqiptarët të braktisin vendin, ose ulin kokën, nën lëmoshën e varfërisë dhe mëshirën e qeverisë.

Të gjithë në protestë, për familjen tonë dhe Shqipërinë!”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 71-vjeçari Preng Gjoka, i cili mbeti i plagosur rëndë pas një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin...
10:24 | 28/07/2026

Aksident me tre automjete pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, bllokohet qarkullimi në hyrje të Elbasanit (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të marte në aksin kombëtar pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, në hyrje të qytetit të Elbasanit. Mësohet se,...
10:21 | 28/07/2026

104 vjet miqësi SHBA-Shqipëri, Ambasada Amerikane në Tiranë: Një lidhje që historia nuk mundi ta prishte

Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë në Twitter një histori që dëshmon qëndrueshmërinë e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA ndër breza. Përmes një postimi, diplomatët amerikanë kanë vënë...
10:16 | 28/07/2026