Partitë shqiptare në RMV kundër BDI së Ali Ahmetit: Na vodhi votat

24 Korrik 2020 | 11:59

Zeqirija Ibrahimi, Deputet i partisë “Alternativa” në Maqedoninë e Veriut tha për Euroneëws Albania se partia që ai përfaqëson ka dyshime të mëdha se ka pasur abuzime në procesin zgjedhor, që nga mënyra se si janë mbledhur ato votat, llogaritja dhe shpallja e rezultatit nga Komision i Zgjedhjeve e deri tek vendimet e Gjykatës Administrative.

Sipas tij, partia BDI e Ali Ahmetit ka manipuluar rezultatin e zgjedhjeve duke nëpërkëmbur vullnetin e votuesve shqiptarë .

“Ne në këtë rast aludojmë tek BDI që ka pasur anëtarë të komisioneve zgjedhore dhe si parti ka qenë në konkurrencë me ne për të fituar zgjedhjet. Edhe pse sondazhet na nxirrnin fitues absolut, për shkak të manipulimeve zgjedhore ne dolëm minus 3 deputetë.

Në të vërtetë nuk kemi ndonjë shpresë ta zgjidhim këtë gjë përmes rrugëve juridike, duke qenë se BDI ka ndikim në komisionin e zgjedhjeve dhe në gjykatë dhe ata detyrimisht na kanë shtyrë që përmes  aksioneve publike qytetare të shfaqim pakënaqësinë tonë dhe të kërkojmë prej faktorit ndërkombëtar të vendosë standarde të tjera që të pamundësohen forma të tilla abuzimi me vullnetin e lirë të qytetarëve”, tha ai.

Z. Ibrahimi nuk e përjashtoi mundësinë e një koalicioni me LSDM e Zoran Zaev për të qenë pjesë e qeverisjes së vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026