“Partizani”/ Apeli i GJKKO lë në “arrest shtëpie” Sali Berishën

25 Janar 2024 | 09:14

Apeli i GJKKO ka rrëzuar mëngjesin e kësaj të enjteje ankimimin e Sali Berishës, lidhur me ndryshimin e masës së sigurisë.

Në këtë formë mbetet të fuqi vendimi i Gjykatës së Shkallës së parë që do të thotë se ish-kryeministri do të vijojë të qëndrojë në arrest shtëpie. Gjyqtarja që mori vendimin ditën e sotme në Apelin e Gjkko ishte Ilirjana Olldashi.

Avokati i ish-kryeministrit Berisha, Genc Gjokutaj ka deklaruar se do të depozitojnë rekurs në Gjykatën e Lartë, për të kundërshtuar masën e sigurisë.

Kujtojmë se Sali Berisha është në “arrest shtëpie” që prej 30 dhjetorit 2023. Kjo masë kundër tij u mor pasi ai nuk zbatoi masën e detyrim paraqitjes, duke refuzuar të shkojë në SPAK.

Berisha është person nën hetim për korrupsion në lidhje me çështjen “Partizani”. Për të njëjtën çështje është në “arrest shtëpie” edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, ndërsa ndërtuesit Fatmir Bekteshi i është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026