Partizani fiton Ligën Unike, mposhti Flamurtarin 61-72

Partizani fiton Ligën Unike
17 Mars 2023 | 13:46

Partizani është fituesi i edicionit të dytë të Ligës Unike në basketboll për femra, teksa ka mposhtur Flamurtarin në finalen e zhvilluar në Vlorë.

Të besuarat e Eliverta Bujarit bënë një paraqitje fantastike, ku dominuan që në periodën e parë të sfidës.

Pjesa e parë u mbyll 33-42, ndërsa tentativa e vlonjateve për të kthyer baraspeshën rezultoi e pasuksesshme, ndërsa ndeshja u mbyll në shifrat 61-72.

Trofeu iu dorëzua kapitenes së kryeqytetaseve Ornela Lalaj.

Tek miket nga Tirana nisi menjëherë festa, ndërsa trajnerja Bujari nuk i kurseu emocionet.

Presidenti i FSHB, Avni Ponari e cilësoi këtë event të zhvilluar në Vlorë një sukses më vete.

Për organizatorët e eventit, finalja e Ligës Unike vjen si një shpërblim në kuadër të 100-vjetorit të Flamurtarit edhe pse skuadra humbi.

Final Four ul kështu siparin me Partizanin që triumfon në Ligën Unike, ndërsa në vendin e dytë u shpall Bashkimi i Prizrenit që mposhti Prishtinën 68-63.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026