Pas 20 vitesh pritje, hapet pika kufitare mes Kumanovës dhe Preshevës
Maqedonia e Veriut dhe Serbia firmosën sot marrëveshjen bilaterale për hapjen e pikës së kalimit kufitar Llojan – Miratoc, që lidh Kumanovën dhe rrethinat e saj me Luginën e Preshevës në Serbi.
“Ky vendkalim kufitar është problem me të cilin banorët e dy komunave po përballen tashmë 20 vite. Ky vendkalim kufitar fillimisht do të shërbejë si vendkalim lokal, por me përmbushjen e kushteve, pika kufitare do të jenë në funksion të të gjithë vendeve të rajonit”- u shpreh Oliver Spasovski, ministër i brendshëm i RMV-së.
Nga ana tjetër ka reaguar edhe ministri i brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, i cili ka thënë se “ndjehem mirë që po tregojmë përkushtim për t’a bërë më të lehtë jetën e qytetarëve”.
Kjo marrëveshje së shpejti pritet të ratifikohet nga Kuvendet e të dyja shteteve. Ndërkohë për vendkalimin Bellanoc-Stançiç, mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, ende po pritet përgatitja teknike e palës kosovare.
Në takimin mes ministrave të brendshëm të Maqedonisë dhe Serbisë u fol dhe për punën e përbashkët kundër trafikimit në disa sfera. Ministrat njoftuan se janë zbuluar dhe ndaluar gjithsej 21 mijë migrantë që përmes Maqedonisë së Veriut kanë tentuar kalimin në territorin serb.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 13:54 Qytetarët mbledhin mbeturinat e hedhura gjatë protestës, qeset i vendosin para efektivëve të policisë (VIDEO)
- 13:39 Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës
- 13:37 Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave
- 13:18 BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 13:04 Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
- 12:58 Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat