Pas dy vitesh pritje, studentëve të “Shkencave të Rehabilitimit” u njihet diploma
Pas afro dy vitesh pritje dhe paqartësish ligjore, është zgjidhur çështja e njohjes së diplomave për të diplomuarit në “Shkencat e Rehabilitimit”. Me ndryshimin e vendimit të Këshillit të Ministrave, ata tashmë mund të ushtrojnë ligjërisht profesionin e fizioterapistit.
Sipas vendimit të VKM-së, këto diploma njihet zyrtarisht si kualifikim për ushtrimin e profesionit, duke u hapur mundësi për integrim në tregun e punës.
Ministrja Kumbaro nënvizoi se ky ndryshim ligjor do të ketë ndikim pozitiv edhe në regjistrimet e reja në Universitetin e Sporteve. Para këtij vendimi, diploma e Shkencave të Rehabilitimit nuk ishte e përfshirë në listën e specialiteteve për profesionin e fizioterapistit, gjë që pengonte regjistrimin në Urdhrin e Infermierit dhe ushtrimin e profesionit.
Në tre vitet e fundit akademike, në Fakultetin e Shkencave të Rehabilitimit janë diplomuar 72 studentë, ndërsa aktualisht për vitin akademik 2025–2026 po studiojnë 256 studentë.
Rektori i Universitetit të Sporteve, Agron Kasa, vlerësoi angazhimin për zgjidhjen e kësaj problematike, duke theksuar rëndësinë e integrimit të studentëve të diplomuar në tregun e punës dhe njohjes ligjore të profesionit të fizioterapistit.
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 08:47 Mbyllet pas më pak se një viti burgu “Alcatraz”, DeSantis: Përmbushi rolin e emergjencës për të cilin ishte ndërtuar
- 08:42 Aksident hekurudhor në Poloni, përplasen dy trena. Raportohet për të plagosur (VIDEO)
- 08:34 Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla nuk do të jetojnë në Pallatin Buckingham pas rinovimeve
- 08:31 Pavarësisht armëpushimit në fuqi, Izraeli sulmon sërish Libanin jugor! Tre të vdekur dhe një i plagosur
- 08:30 Pedro Sanchez: Nuk e jap dorëheqjen, Spanja nuk ka korrupsion
- 08:29 Gjykata Supreme e SHBA-së mbështet politikat e Trump, i hap rrugën deportimeve masive të emigrantëve