Pas shkarkimit të Altin Bashës, Indrit Çobani emërohet drejtor i përkohshëm i TK

9 Janar 2025 | 17:42

Altin Basha është shkarkuar këtë të enjte nga posti si drejtor i Teatrit Kombëtar.  Shkarkimi i tij nga Këshilli i Ministrave, erdhi pas publikimit të disa pretendimeve të një emision investigativ për abuzime me fondet e teatrit.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit lajmëroi më 23 dhjetor të 2024 se kishte nisur hetimet për të inspektuar situatën dhe aludimet e ngritura ndaj drejtorit të Teatrit.

Pas vendimit për shkarkimit, Ministria njoftoi këtë të enjte se drejtues i përkohshëm i Teatrit Kombëtar do të jetë Indrit Çobani.

Gjithashtu ministria njoftoi hapjen e procesit për zgjedhjen e drejtuesit të ri në institucionin kulturor.

Altin Basha u emërua në krye të Teatrit Kombëtar në dhjetor të 2022 ku zëvendësoi Hervin Çulin.

Ndërkohë më herët ai ka qenë administrator i Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, e ndërsa karriera e tij lidhet ngushtë si regjisor prej 17 vitesh në spektaklet e humorit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë vijon të mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri, duke tërhequr mijëra vizitorë...
19:45 | 09/07/2026

Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze

Kjo është shtëpia ku ka lindur Faik Bej Konica, në fshatin Konicë të Greqisë, e cila sot është tërësisht e dëmtuar, e lënë në harresë...
20:06 | 08/07/2026

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Filmi i ri “The Odyssey” ka shfaqur ditën e hënë premierën botërore në Londër, duke sjellë në ekranin e madh historinë e famshme të heroit...
13:26 | 08/07/2026