Pas spektaklit ndaj Inter-it, Juventusi përgatitet për debutimin me Dortmundin
Pas një fitoreje spektakolare 4-3 në “Derbin e Italisë” kundër Inter-it, Juventusi i Igor Tudor-it përballet menjëherë me një tjetër sfidë të madhe: debutimin në fazën e grupeve të Champions League kundër Borussia Dortmund.
Ndeshja e parë do të luhet të martën në mbrëmje në “Allianz Stadium”, ku bardhezinjtë do të kërkojnë të konfirmojnë formën e mirë që po kalojnë. Trajneri kroat po mendon për disa ndryshime në formacionin titullar: Kambiaso rikthehet nga minuta e parë pas pezullimit në kampionat, ndërsa Dejvid pritet të zëvendësojë Vlahoviç në repartin ofensiv. Mbetet në dyshim gjendja fizike e Konseisaos, ndërsa Bremer mund të pushohet për të menaxhuar ngarkesën pas rikuperimit nga një mungesë e gjatë sezonin e kaluar.
“Nuk kemi kohë për të festuar,” deklaroi Tudor në konferencën për shtyp. “Pas dy ditësh duhet të jemi gati për një tjetër ndeshje shumë të rëndësishme. Me Inter-in nuk ishim në nivelin më të mirë, por fituam dhe kjo është shenjë e karakterit të skuadrës. Dortmund është një kundërshtar i fortë, i organizuar dhe me lojtarë cilësorë. Do të jetë një sfidë e vështirë, por gjithashtu emocionuese, sepse luajmë në shtëpi, në Champions.”
Tudor theksoi rëndësinë e menaxhimit të skuadrës dhe vendimeve taktike: “Do të shohim nesër për Konseisaon. Duhet të zgjedhim me kujdes sepse në këtë nivel, çdo detaj mund të bëjë diferencën. Champions-i ka ritëm dhe cilësi tjetër, skuadrat luajnë më hapur, por janë edhe më kërkuese.”
Përkrah trajnerit foli edhe kapiteni Manuel Lokateli, i cili ndau emocionet e skuadrës para debutimit: “Të dëgjosh himnin e Champions-it në Torino është gjithmonë diçka speciale. Fitorja me Inter-in na ka dhënë shumë moral, edhe pse e dimë që duhet të përmirësohemi në mbrojtje. Ndaj Dortmund-it duhet të jemi agresivë dhe të qëndrojmë vetvetja.”
Lokateli u ndal edhe te momenti kyç i sezonit të kaluar, kur një penallti ndaj Venezia-s i dha Juventusit kualifikimin në Champions: “Ishte një moment i madh, por suksesi ishte fryt i gjithë grupit. Sivjet jemi më të bashkuar dhe kjo është forca jonë.”
Në një atmosferë entuziazmi dhe përgatitjeje intensive, Juventusi synon të nisë me këmbë të mbarë rrugëtimin në Ligën e Kampionëve. Dueli ndaj Borussia Dortmund konsiderohet si testi i parë serioz evropian për epokën Tudor.
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare
- 19:06 Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
- 18:51 Shqipëria një hap larg kalimit në euro
- 18:50 43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg