Vuçiç sfidon Orban në bilardo pas takimit 3-orësh në Beograd

26 Mars 2023 | 11:36

Zhvillimet e fundit gjeopolitike dhe marrëdhëniet dypalëshe kanë qenë në fokus të një takimi mes kryeministrit hungarez Viktor Orban dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç, në Beograd.

Sipas mediave serbe, takimi kokë më kokë ka zgjatur për tre orë, por detajet mbi temat e diskutuara kanë qenë të pakta.

Por ajo që ka tërhequr vëmendjen në përfundim të takimit ka qenë një lojë bilardoje mes Orban dhe Vuçiç.

Ka qenë ky i fundit që ka postuar disa foto të lojës në profilin e tij në Instagram, ku megjithatë nuk ka bërë të ditur se cili ishte fituesi ndeshjes.

“Pas tre orë e gjysmë bisedime për çështjet strategjike dhe marrëdhëniet dypalëshe mes Hungarisë dhe Serbisë bëra një ndeshje miqësore bilardoje me kryeministrin Orban”, ka thënë Vuçiç në rrjetin social.

Lideri serb është shprehur “krenar” për miqësinë mes serbëve dhe hungarezëve, si dhe mirënjohës ndaj kryeministrit Orban, që sipas tij ka investuar energji dhe përpjekje për ta bërë këtë miqësi thelbësore dhe të sinqertë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026