Pas Yuri Kim, një tjetër zyrtar i lartë amerikan përfundon misionin në Shqipëri
Pas largimit të ambasadores Yuri Kim nga Shqipëria, një tjetër zyrtar i lartë i ambasadës së SHBA-ve në Tiranë ka përfunduar misionin e tij në Shqipëri.
Ekipi i ambasadës ka njoftuar largimin e Zëvendës Shefit të Misionit, Demian Smith, i cili shërbeu në Shqipëri për një periudhë rreth 2-vjeçare.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ekipi i Ambasadës ka ndarë pamjet nga festa e largimit të Demain i cili pritet të marrë një tjetër post në Washington.
Kujtojmë se më herët edhe ambasadorja Yuri Kim përfundoi misionin e saj në Shqipëri. Ajo mori postin e zëvendësndihmëssekretares për Çështjet Evropiane në Departamentin Amerikan të Shtetit.
NJOFTIMI I AMBASADËS PËR LARGIMIN E DEMIAN SMITH
Stafi i Ambasadës Amerikane i dha lamtumirën këtë javë Zëvendës Shefit të Misionit/I Ngarkuari me Punë Demian Smith pas dy vitesh shërbimi në Shqipëri. Ekipi i Ambasadës u mblodh për t’i uruar më të mirat Demian dhe familjes së tij ndërsa ai kthehet në Uashington DC për detyrën e tij të radhës. Punonjësit falënderuan Demian për udhëheqjen e tij, mbrojtjen e fortë dhe dhembshurinë që ai tregoi ndaj të gjithëve në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë. Do të na mungojë ngrohtësia, qëndrimi pozitiv dhe mbi të gjitha kostumi i Yjeve dhe Vijave në 4 Korrik! Gjithë të mirat Zoti Smith.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë