Pasaporta false që shpëtoi “mbretin e kokainës” dhe lidhjet politike në Ekuador
Gazetari Eni Ferhati tha në emisionin Now në Euronews Albania se Dritan Rexhepi i cilësuar si mbreti i kokainës, e mori këtë nofkë pasi arrinte të nxirrte sasi të mëdha, deri në tonelata, kokaine nga porti i Ekuadorit.
Ai tregoi se Rexhepi kishte mundur të nxirrte në 2011 një pasaportë biometrike false me identitetin e një personi tjetër dhe lëvizte lirshëm brenda dhe jashtë vendit.
“Fakti që Dritan Rexhepi në skedarët e policisë rezulton shumë herët, cilësohet shumë dinak. Ai ka bërë një arratisje spektakolare nga policia e Durrësit duke u hequr si oficer policie. Në 2011 për herë të parë arrin të marrë një pasaporte biometrike me identitet fals, të Lulëzim Murataj, me anë të saj lëvizte i lirë brenda dhe jashtë vendit. Lidhjet deri në nivel politik në Ekuador e hiperbolizuan figurën e tij. Ai arriti të bëhet drejtues i një prej kompanive më të mëdha që sillnin fruta ekzotike në Evropë nga Ekuadori. Tek ne vitet e fundit është rritur me disa fish importi i frutave ekzotike. Emri i Rexhepit lidhet me shumë kompani të tilla që operojnë në Shqipëri dhe që janë kapur”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
- SPAK përgatit dosjen për ekstradimin e Dritan Rexhepit
- Arrestimi i Dritan Rexhepit, Artan Hoxha: Ishte shqiptari më i kërkuar në botë
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren