Pasiguria e çmimeve në RMV, qytetarët të alarmuar për produktet bazë, qeveria mohon rritjen
Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore bazë, kanë alarmuar qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Disa, në panik po blejnë ushqim më shumë se sa kanë nevojë për një muaj, pasi frikësohen nga ndonjë rritje drastike e pa paralajmëruar.
“Çmimet po ngrihen nga momenti në moment, por problemi është se s’po kemi çka të bëjmë. Do, s’do duhesh ta përballosh. Na shkatërruan. Me një rrogë po duhet ti arrijmë të gjitha po s’po mundemi”, u shpreh një qytetar.
“Çmimet katastrofë. Pika e parë është buka, shtrenjtimi i bukës, mishit edhe shumë sende të tjera, të gjitha që duhen për shtëpi ato kryesoret janë shtrenjtuar. Nuk po mundem t’i përballoj, por fatmirësisht kam dy djem jashtë shtetit”, u shpreh një qytetar.
Çmimi për një litër vaj ka arritur në thuajse 2 euro, ndërsa në një të kaluar të afërt edhe vaji më i shtrenjtë mund të blihej deri diku një euro e 10, 20 centë. Shtrenjtim ka pasur edhe tek buka, e cila nga 32 cent ka shkuar ne 50 cent.
Të dhënat e fundit të Entit të statistikave flasin për rritje dinamike të shpenzimeve.
“Vaji tashmë është 90 dinarë. Çfarë do më shumë. 96 madje. Ndërsa më herët ishte 65, 75 dinarë, e tani afro 100 po shkon. Nuk është e përballueshme sepse një punon e pesë vetë hanë. Duhet të jenë më lirë”, tha një qytetar.
Sipas matjes së fundit të lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë së Veriut, një familje katër anëtaresh në Maqedoninë e Veriut ka pasur nevojë për minimalisht 34.342 dinarë, apo 557 euro për të mbijetuar për një muaj, pra për të blerë gjërat elementare ushqimore dhe higjienike, ndërsa kjo është ekuivalente me afro dy paga minimale të Maqedonisë së Veriut.
Me gjithë shqetësimin e qytetarëve dhe paralajmërimin e sektorit të biznesit se çmimet mund të rriten edhe deri në 40 apo 50 për qind, qeveria ka përgënjeshtruar këto paralajmërime, duke siguruar për një inflacion të qëndrueshëm.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë