Paskal Milo zbulon letrën personale të shqiptarit për Adolf Hitlerin

29 Nëntor 2022 | 22:28

Historian Paskal Milo ka zbuluar në emisionin Now në Euronews Albania se si një shqiptar i kishte dërguar letër Adolf Hitlerit.

Sipas Milos, divizioni nazist ‘Skënderbej’ është krijuar me këmbënguljen disa mujore të lidhjes së dytë shqiptare të Prizrenit, madje Bedri Pejani i ka shkruar edhe letër Hitlerit ku i propozon krijimin e dy divizioneve shqiptare për t’i vënë krah nazistëve.

“Ka edhe letra të udhëheqjes së kësaj Lidhjeje dërguar Hitlerit në të cilën kërkojnë dhe marrin përsipër, madje edhe Bedri Pejani i ka shkruar letër Hitlerit ku i thotë që ne jemi gati të ndërtojmë dy divizione me shqiptarë për t’i vënë përkrah jush. Bedri Pejani i drejton letër Hitlerit dhe ka një debat në hierarkinë naziste se u kundërshtua. Madje, drejtuesi Noi Baher kur e pyesin nga Berlini thotë lërë se ai është budalla dhe e mënjanuan se bënte propozime të marra”, tha Milo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026