Patozi: Nuk është gabim që shqiptarët besojnë te të huajt, jemi në sistem autokratik
Ish-kryetari i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi nuk e konsideron si diçka të gabuar faktin që shqiptarët besojnë më shumë te ndërkombëtarët, sesa në institucionet në vend.
Në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, Patozi u shpreh se në Shqipëri ka një sistem autokratik, ku sipas tij, përfshihet si qeveria, ashtu edhe opozita.
“Jeni duke trajtuar këtë faktin që shqiptarët besojnë te të huajt sikur është gabim. Nuk është gabim, ky është i vetmi lajm i mirë në këtë sondazh. Mund të ishte edhe më keq, i përmbysur raporti. Ky tregon që fasha e kuqe është Shqipëria siç është dhe fasha jeshile është siç dëshiron të jetë. Ne kemi dështuar në sistemin tonë politik të vlerave dhe pastaj kemi dështuar edhe në fusha të tjera, për shkak se politika afekton të gjithë shoqërinë.
Mospëlqimi më i lartë është aty ku ka të bëjë me votën. Tek parlamenti, tek partitë politike, aty ku burojnë institucionet e tjera. Aty papëlqyeshmëria është maksimale, sepse jemi në një sistem autokratik dhe në këtë sistem autokratik nuk ndahen qeveria nga opozita, prandaj janë ato shifrat që themi nuk gjejmë frymëzim te opozita. Shqiptarët refuzojnë modelin. Nëse sistemi ynë politik nuk do të reformohet, rezultati do të jetë edhe më i keq”, theksoi ai.
Shqiptarëve ju ngjallin më shumë besim ndërkombëtarët se sa institucionet shtetërore.
Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, Ambasada Amerikane renditet e para si institucioni me besueshmërinë me të lartë me 33.2% pasuar nga delegacioni i BE me 30.7% dhe OSBE me 23%.
LEXONI GJITHASHTU
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës