PD depoziton në Kuvend një paketë amendamentesh për procesin e integrimit në BE dhe kontrollin parlamentar! Zbardhen pikat
Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend një sërë amendamentesh që synojnë, sipas grupit parlamentar të saj, forcimin e rolit të institucionit ligjvënës në procesin e integrimit europian, rritjen e kontrollit mbi ekzekutivin dhe përmirësimin e standardeve demokratike në vend.
Në dokumentin e paraqitur, PD thekson se Kuvendi duhet të ushtrojë në mënyrë të plotë dhe efikase funksionin e tij ligjbërës dhe mbikëqyrës në kuadër të negociatave me Bashkimin Europian, duke garantuar përafrimin e legjislacionit me acquis communautaire dhe zbatimin e tij në praktikë.
Një pjesë e rëndësishme e amendamenteve lidhet me rritjen e kontrollit parlamentar mbi qeverinë, veçanërisht në fushat e financave publike, prokurimeve, koncesioneve, fondeve të BE-së dhe përdorimit të burimeve shtetërore. Sipas PD-së, kjo duhet të shoqërohet me më shumë transparencë, auditim të pavarur dhe llogaridhënie institucionale.
Opozita kërkon gjithashtu garantimin e pjesëmarrjes së plotë të saj në jetën parlamentare, si dhe respektimin e standardeve demokratike, Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, si kusht për funksionimin e pluralizmit politik dhe përmirësimin e dialogut politik.
Në paketë përfshihen edhe kërkesa për zbatim të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe ndarjen e shtetit nga partitë politike.
PD propozon gjithashtu respektim të plotë të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe institucioneve të pavarura, duke i cilësuar ato si themel të shtetit të së drejtës dhe si kusht për progresin në negociatat me BE-në.
Një tjetër shtyllë e amendamenteve lidhet me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ku kërkohet forcim i rezultateve konkrete dhe mbështetje për institucionet përgjegjëse, në përputhje me rekomandimet e Bashkimit Europian.
Në fokus është edhe media, ku opozita kërkon përmirësimin e mbrojtjes së gazetarisë së lirë, transparencës së pronësisë së mediave dhe pavarësisë editoriale, si dhe garantimin e një mjedisi mediatik konkurrues.
Amendamentet përfshijnë gjithashtu angazhime për luftën kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, forcimin e dialogut politik dhe shoqëror gjithëpërfshirës, si dhe thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar me Parlamentin Europian dhe parlamentet e vendeve anëtare të BE-së.
Në përmbyllje, PD thekson se Kuvendi duhet të refuzojë çdo nismë apo veprim që, sipas saj, devijon nga kursi i integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Tërheqja e trupave izraelite, ushtria libaneze vendoset në qytetin jugor Zawtar al-Gharbiyeh
OKB mirëpret nisjen e operacioneve pilot të zonës në 3 fshatra të Libanit jugor
Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)
- 10:11 Orban thirrje mbështetësve të ngrihen kundër ‘tiranisë’ së kryeministrit Magyar: Të rivendosim demokracinë
- 10:07 I akuzuar për lidhje me SHBA-në dhe Izraelin, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 09:52 Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
- 09:49 Pas pezullimit shumëvjeçar, SHBA rikthen fluturimet direkte drejt Libanit. Trump jep dritën jeshile
- 09:32 Manjatit malajzian i kërkohet të revokojë emërimin e kryetarit të portit, shkak lidhjet me Epstein
- 09:31 37.5 miliardë dollarë për luftën me Iranin, Hegseth paraqet raportin e ri në Senat