“PD dhe PS në hall”, gazetari Ferhati analizon reagimet politike në Kuvend

27 Tetor 2025 | 21:53

Gazetari Eni Ferhati ka diskutuar në “Now” mbi raportin e Altin Dumanit në Kuvend lidhur me punën e institucionit që drejton në vitin 2024.

Ferhati analizoi disa aspekte të diskutimeve në Kuvend duke i kushtuar vëmendje reagimeve të 2 partive politike.

“Mu kujtuan takimet informale që kemi bërë me Altin Dumanin. Këtu konstatoj se në seancën e  pasdites pashë të dy grupimet në hall.

Po e nis me grupimin e Partisë Socialiste. Janë në hall sepse ndoshta ato përbrenda mund të kenë pyetje dhe të jenë më agresivë sesa opozita ndaj Dumanit dhe këto pyetje nuk ia bëjnë dot”, tha Ferhati.

Ai shpjegoi se, ndërsa opozita ka shfaqur kritika ndaj SPAK, mazhoranca duket se ka pakënaqësi të brendshme.

“Partia Socialiste nuk mund të shpreh pakënaqësitë që ka. Pakënaqësitë e mazhorancës sot vinë nga ata persona që nuk janë më në statusin e përfaqësuesve të mazhorancës. Ata që kanë dalë nga skema politike.

Ka pafund pyetje që PS mund ti bënte Dumanit, edhe sa i përket çështjes së personave të marrë nën hetim apo të pandehur. Jo vetëm gjatë mandatit 3-vjeçar të Dumanit por edhe gjatë 5 viteve që funksionon SPAK, më rezulton të jenë më shumë nga krahu i mazhorancës si statistikë.

Impakti është më i madh te opozita sepse kemi të bëjmë me emra më të mëdhenj, janë marrë tre kryetarë partie nga PD si të pandehur”, tha gazetari Eni Ferhati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026