Grupi i PD dorëzon në Kushtetuese padi për mandatin e Xhaçkës

24 Prill 2024 | 12:56

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike dorëzoi sot në Gjykatën Kushtetuese një padi kundër vendimit të Kuvendit lidhur me mandatin e deputetet së PS, Olta Xhaçka.

Në një komunikim me mediat, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i cili dorëzoi në Kushtetuese padinë, tha se ajo është firmosur nga 44 deputetë të PD.

Bardhi iu përgjigj interesit të mediave teksa theksoi se Lulzim Basha nuk e ka firmosur këtë padi, ashtu sikundër siç tha ai, nuk kishte firmosur as mocionin për heqjen e mandatit të Xhaçkës në qershor të 2022.

“44 deputetë kemi firmosur padinë në GJK të Olta Xhaçkës, që mbrohet nga Edi Rama. Kuvendi ka shpallur veten sovran ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mbi të gjitha padia ka të bëjë me autoritetin e Gjykatës Kushtetuese. Kushtetuesja do të duhet të mblidhet me urgjencë dhe të vendosë në vend dinjitetin e përdhosur nga Kuvendi. Basha është ndër ata që nuk ka firmosur për mandatin e Olta Xhaçkës as për mocionin që në qershor të 2022. Për arsyet pyesni Bashën, kush janë bashkëpunëtorët e tij që kanë miqësi me Xhaçkën që i kanë ndërhyrë për të mos e firmosur mocionin kundër saj. Janë 44 deputetë që kanë nënshkruar, çdo deputet që e ndjen veten në opozitë dhe do t’i shkojë gjërave deri në fund ka firmosur, kërkesa është në kushtetuese. Lajmi sot është grupi i PD ka kundërshtuar vendimi politik të Ramës për t’i dhënë mbrojtje politike Olta Xhaçkës”, tha Bardhi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026