Noka: Basha, bashkëpunëtor në shembjen e shtëpive tek ‘5 Maji’
Deputetët e PD, Flamur Noka, Belind Këlliçi, Agron Shehaj iu bashkuan banorëve të lagjes ‘5 Maji’ që protestojnë para kuvendit për shembjen e banesave të tyre.
Noka akuzoi qeverinë se po sillet në mënyrë çnjerëzore me këta banorë, ndërsa theksoi se prapa shembjeve te 5 Maji fshihen interesat e përbashkëta të Ramës dhe Bashës.
Ai bëri përgjegjës kreun e PD për tradhtinë e çështjes së Unazës së re për interesat e veta personale.
“Ajo që është edhe më e rëndë dhe që vetë banorët e ‘5 Majit’ e kanë thënë, është fakti se në të gjitha këto projekte ka një bashkëpunim mes Ramës dhe Bashës. Çështja e Unazës u tradhtua dhe u braktis, ka pasur shumë akuza se pas kësaj ishte Basha. Tani është e qartë se Rama dhe Veliaj nxjerrin në rrugë banorët e kësaj zone, pasi prapa është Lul Brava me Alibeajt që përfitojnë nga këto projekte. Janë bërë bashkë që t’u pinë gjakun këtyre njerëzve”, tha Noka.
LEXONI GJITHASHTU:
Qytetarët marshim në rrugët e Tiranës, protestë para komisariatit nr. 3: Lironi çunat (VIDEO)
Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë
Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës