PD e përçarë, deputetët tregojnë nëse do të jenë në shesh më 7 korrik
Protesta e 7 korrikut e thirrur nga Sali Berisha nuk po bën bashkë Partinë Demokratike. Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe Ferdinand Xhaferaj deklaruan se nuk do të jenë në protestën që do të mbahet përpara kryeministrisë.
“Nuk mund të jetë Sali Berisha përfaqësimi i atyre njerëzve të cilët sot vuajnë gjithmonë e më tepër”, tha Alibeaj.
“Jo, nuk do të marrë pjesë në protestë. Unë jam plotësisht dakord për të marrë pjesë në cfarëdolloj proteste që ka të bëjë me problematikat e qytetarëve por kjo protestë nuk ka të bëjë me problematikat e qytetarëve”, u shpreh Ferdinand Xhaferaj, deputet i PD
Pjesa tjetër e deputetëve të grupit parlamentar demokrat, si Grida Duma, Oriola Pampuri, Tomor Alizoti, Ervin Salianji deklaruan se do të jenë në bulevard pasditen 7 korrikut për të protestuar.
“Unë jam pro protestave, besoj se protesta do bashkojë demokratët, pastaj çfarë do të bëjë hierarkia lart është punë tjetër”, tha deputetja Grida Duma.
Edhe aleati i Partisë Demokratike, Agron Duka do të jetë në protestë.
“Me problemet që ka bujqësia sot mendoj se Partia Agrare Ambientaliste duhet të jetë në protestë”, u shpreh Duka për mediat.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara