PD hap dyert për protestën, Berisha takime me grupet e interesit

5 Korrik 2022 | 11:27

2 ditë para protestës së 7 korrikut, Partia Demokratike është mobilizuar tërësisht për të pasur një numër sa më të lartë qytetarësh edhe pse temperaturat e larta nuk janë në favor.

Të deleguarit dhe drejtuesit e Grupeve të Punës ka zbritur në terren për të zhvilluar takime me qytetarët dhe bëjnë thirrje për pjesëmarrje në protestë.

Gjatë ditëve të fundit kreu i PD, Sali Berisha ka zhvilluar takime me disa grupe interesi që i ka ftuar në protestë, duke nisur me emigrantët, të rinjtë, por edhe aktivistë të shoqërisë civile.

Një tjetër zgjidhje që PD ka bërë para kësaj proteste janë edhe thirrjet nga studentë dhe profesionistë të fushave të ndryshme të cilët nga foltorja e selisë blu bëjnë thirrje për të marrë pjesë në tubimin e 7 korrikut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026