PD hedh hapin drejt bashkimit, pritet heqja e dyerve të blinduara në seli

24 Mars 2022 | 15:33

Partia Demokratike ka hedhur hapin e parë të rrugës drejt bashkimit. Pas mbledhjes së kryesisë një natë më parë, do të hiqen dyert e blinduara në selinë blu, të cilat u vendosën përpara protestës së 8 janarit të organizuar nga Sali Berisha.

Edhe ky i fundit është i gatshëm për dialog pas ftesës, por njeh vetëm grupin parlamentar dhe jo kryesinë e partisë për të cilën thotë se e ka shkarkuar kuvendi i 11 dhjetorit.

“PD është e hapur dhe vullnet të plotë për të diskutuar, për të debatuar me çdo anëtar të saj cilitdoqoftë ai. Jemi të hapur të bëjmë gjithçka për garantimin e votës së lirë dhe bashkimin rreth votës së votës”, tha Sali Berisha.

Kundër Bashës dhe Berishës, Grida Duma thotë se bashkimi nuk mund të kërkohet me kushte.

“Nuk mund të ketë kushte kur kërkojmë bashkim. Ka vetëm negociatë, bisedë, rënie dakord dhe pas asaj mund të kemi rrethanat në të cilat mund të realizohet bashkimi”, shprehet deputetja demokrate.

PD ka ftuar për bisedime grupin e Sali Berishës, me qëllim kryesor bashkimin e partisë, ndërsa ka njoftuar edhe ngritjen e një grupi pune me pjesëmarrjen e anëtarëve të kryesisë, grupit parlamentar dhe kolegjit të kryetarëve. Kryesia e PD i kërkon grupit të Rithemelimit që të mos mbledhë Kuvendin Kombëtar të 30 prillit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026