PD kërkesë KQZ: Tregoni dokumentet që emigrantët e kanë marrë e dorëzuar vetë votën
Partia Demokratike i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkon vendosjen në dispozicion të të gjithë dokumentacionit teknik dhe ligjor që lidhet me procesin e votimit të diasporës, me theks të veçantë në mënyrën e shpërndarjes dhe grumbullimit të zarfeve nga kompania ndërkombëtare postare DHL.
Në kërkesën drejtuar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, PD ngre shqetësime serioze për integritetin dhe transparencën e këtij procesi, duke theksuar se janë raportuar dhe dokumentuar gjerësisht në media raste të dyshuara shkeljesh që, sipas saj, nuk kanë marrë ende një përgjigje apo zgjidhje nga KQZ.
PD kërkon ndër të tjera që KQZ, si autoriteti kontraktor në marrëveshjen me DHL, të sigurojë dokumente që provojnë se çdo zgjedhës jashtë vendit ka marrë dhe dorëzuar personalisht zarfin me fletën e votimit, ka firmosur për marrjen e tij dhe ka paraqitur një mjet identifikimi. Në rast të mosplotësimit të këtyre kushteve, PD kërkon të vërtetohet kthimi i zarfit në KQZ.
Kërkesa gjithashtu përfshin informacion të detajuar për:
- inventarin e fletëve të votimit të papërdorura,
- kushtet e ruajtjes së tyre,
- zarfat rezervë të pavulosura apo të papërdorura,
- raportet ditore të dorëzimeve dhe kthimeve të DHL,
- si dhe ndërhyrjet eventuale nga autoritetet doganore apo policore gjatë dërgesave.
Partia Demokratike nënvizon se ky informacion është thelbësor për garantimin e besueshmërisë së procesit zgjedhor dhe kërkon një përgjigje të menjëhershme nga Komisioneri Shtetëror.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng