PD kërkoi pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Korçë, Lezhë, Gjirokastër, KAS jep vendimin
Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve, KAS ka rrëzuar kërkesën e koalicionit PD-ASHM për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare në qarqet Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër.
KAS i hodhi poshtë si të pambështetura në ligj dhe në prova këto kërkesa dhe lënien në fuqi të komisionerit shtetëror të zgjedhjeve për miratimin e tabelave përmbledhëse të rezultateve në këto qarqe.
Më herët gjatë ditës Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vendosi të hapë kutitë e votimit të qarkut Tiranë për një rinumërim të plotë të votave.
Vendimi u mor me kërkesën e dy anëtarëve të KAS-it, nga radhët e PD-së, dhe përfshin të gjitha qendrat e votimit në këtë qark.
Për shkak të volumit të madh, mbi 1282 kuti votimi, procesi i rinumërimit do të zhvillohet në një datë ende të pacaktuar, pasi kërkon kohë për organizimin logjistik.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion