PD kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Bllakon

30 Mars 2022 | 17:49

Partia Demokratike ka kërkuar që mbledhja e Këshillit të Mandateve të bëhet sipas procedurës pavarësisht se Alqi Bllako dha dorëheqjen.

Pas dorëzimit të dorëheqjes, Kuvendi vendosi që mbledhja e Këshillit të Mandateve është e panevojshme, por sipas Enkelejd Alibeajt deputetët kanë të drejtë të japin mendimin e tyre dhe nuk ka pse mos të mbahet mbledhja.

Kryetari i Komanduar i PD-së, sugjeroi që Kuvendi të shqyrtojë kërkesën e SPAK dhe vetëm në këtë mënyrë nuk bëhet pengesë për hetimet.

“Kuvendi ka vendosur anulimin e mbledhjes së Këshillit të Mandateve. E çuditshme! E padëgjuar, në shkelje të Kushtetutës, rregullores dhe kompetencave të kryetarit të Kuvendit. Nga momenti që kryetari i Kuvendit thërret këshillin, kompetenca i kalon pikërisht këtij këshilli. I duhet atij të mblidhet dhe te shqyrtojë kërkesën e SPAK. Dhe në bazë të kërkesës është Këshilli ai që vendos,” – deklaroi Alibeaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026