PD letër trupit diplomatik në Tiranë: Seanca e sotme në Kuvend provokim për opozitën

18 Shtator 2025 | 16:50

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar me një letër zyrtare Trupit Diplomatik të akredituar në Shqipëri, ku denoncon një “situatë të paprecedentë dhe antikushtetuese”, gjatë seancës së sotme në Parlament që sipas opozitës, ka shënuar një prej momenteve më të rënda për jetën parlamentare dhe rendin demokratik në vend.

Në letrën e firmosur nga kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi theksohet se “mohimi i të drejtës për debat parlamentar, shkeljet e përsëritura të ligjit themelor të vendit dhe shkeljet e rregullave të brendshme të Kuvendit tregojnë qartë një minim të qëllimshëm të rendit kushtetues dhe uzurpim të autoritetit legjitim vendimmarrës të institucioneve demokratike në vend”

“Në këtë situatë të paprecedentë, vërejmë me shqetësim minimin e jetës parlamentare, mohimin e të drejtës kushtetuese të deputetëve për debat politik dhe, mbi të gjitha, shpërfilljen e vullnetit sovran të qytetarëve shqiptarë, duke tentuar anulimin total të organit më të lartë përfaqësues të vullnetit të tyre politik. Vërejmë me shqetësim të thellë erozionin e vazhdueshëm të rolit të Kuvendit si institucioni më i lartë vendimmarrës në Shqipëri. Zhvillimet e sotme demonstruan një plan të orkestruar nga Kryeministri Edi Rama për të provokuar hapur opozitën parlamentare dhe për ta reduktuar Kuvendin në një zgjatim të thjeshtë të Këshillit të Ministrave, duke eliminuar kështu mbikëqyrjen parlamentare mbi shumicën dhe ligjet e paraqitura për shqyrtim dhe miratim. Prandaj, e ndiejmë detyrën tonë të informojmë komunitetin diplomatik të akredituar në Tiranë për këto zhvillime të rënda, të cilat rrezikojnë seriozisht demokracinë parlamentare dhe rendin kushtetues në Shqipëri”, thuhet veç të tjerash në letrën e PD.

Mes tensionesh, Kuvendi votoi me vetëm 82 votat pro të mazhorancës, programin qeverisës dhe të 16 ministrat e kabinetit Rama 4.

Kjo është hera e parë që një program qeverie nuk prezantohet, por votohet direkt në një seancë që zgjati vetëm 25 minuta.

Seanca ishte parashikuar të zgjaste më shumë se 25 orë me debat, ku fokusi do të ishte te programi i qeverisë dhe argumentet e opozitës ndërsa menjëherë pas votimit, kryeministri Rama u largua.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qeveria miraton “bonusin e verës” për pensionistët, sa do të jetë shuma që do të përfitojnë

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar se qeveria ka miratuar një bonus të ri për pensionistët, i cili do të quhet “bonusi...
17:07 | 30/06/2026

Aksidenti tragjik i furgonit të Beratit, policia: 2 viktima dhe 15 të plagosur, oficeri Vatoci jep detaje nga vendi i ngjarjes

Drejtori i Policisë Rrugore ka dhënë detaje për mediat nga vendi i ngjarjes ku ndodhi aksidenti i rëndë i një furgoni të linjës Berat–Tiranë. Sipas...
16:35 | 30/06/2026

Pamjet me dron nga aksidenti tragjik i furgonit me pasagjerë, 2 të vdekur dhe 15 të plagosur në autostradën Tiranë–Durrës

Këto janë pamjet e siguruara nga Euronews, të furgonit të linjës Tiranë-Berat dhe anasjelltas që u aksidentua këtë të martë në autostradën Tiranë–Durrës, ku si...
15:59 | 30/06/2026